Home / Lajme / Maqedoni / Zendeli: Memedi argat i Ahmetit, nuk është i thirrur për takime të partive

Zendeli: Memedi argat i Ahmetit, nuk është i thirrur për takime të partive

“Ne nuk marrim pjesë në tryezën e partive shqiptare ngaqë personi i cili e ka thirr këtë takim është në funksion të Bashkimit Demokratik për Integrim. Kështu bëri të ditur para këtij takimi deputeti i koalicionit Rilindje me Besë”, Fadil Zendeli.

“Ne nuk marrim pjesë në takimin e sotëm ngaqë mënyra se kush dhe si thirret ky takim e devalvojnë Platformën Shqiptare. Takimi i sotëm është në funksion të personit që e ka thirr të njejtin, i cili person është në funksion të BDI-së. Kjo Platformë nuk duhet të keqpërdoret nga subjekte politike, për të hedhur pluhur syve, që për probleme të tyre, kur marrin qëndrime të caktuara, ftojnë këtë tryezë që ti shprehin këto qëndrime”, tha Zendeli.

Ai vlerëson se ky takim nuk duhej të thirret edhe për shkak të asaj se nuk ka koordinim paraprak ndërpartiak të subjekteve nënshkruese të Platformës shqiptare.

Ata kërkojnë nga partitë nënshkruese të Platformës Shqiptare të raportojnë se derj ku dhe cilat pika të Platformës janë përfshi në programin qeveritar dhe deri kur do të realizohen të njëjta me datë të saktë.

Kjo është hera e tretë që Lëvizja Besa nuk merr pjesë në tryezën e partive shqiptare. Kujtojmë se tryeza e partive shqiptare parashihet me Deklaratën Shqiptare.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *