Home / Kryesoret / Zëvendëskryeministri Lika takon ambasadoren e Republikës së Kroacisë

Zëvendëskryeministri Lika takon ambasadoren e Republikës së Kroacisë

Zëvendëskryeministri  i Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, z. Hazbi Lika, sot  realizoi takim pune me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë, znj. Daniella Barishiq.

Lika dhe ambasadorja Barishiq, këmbyen mendime rreth ingerencave dhe hapave që merr Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit për të garantuar një të ardhmëri të suksesshme dhe për të rikthyer integritetin e humbur institucional.

 

Mes të tjerash, bashkëbiseduesit shpalosën qëndrimet e tyre rreth ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe dhe reformat e nevojshme që duhen të ndërmiren për të siguruar miratimin dhe implementimin sa më të shpejtë të tij. Ky ligj ka për synim të shndërrojë dhe të tejkalojë tendecat negative për nxitje ndëretnike dhe të njoftojë qytetarët e Republikës e Maqedonisë për përfitimet që mësimi i gjuhës shqipe përmban në vete, theksoi z. Lika.

 

Së fundmi, ambasadorja Barishiq nënvizoi se qeveria kroate do të vazhdojë të përkrahë marrëdhëniet shumëdekadëshe me interes dypalësh, që janë krijuar nëpërmjet raporteve të afërta të qytetarëve të dy shteteve dhe mërgatës.  Ajo poashtu theksoi se, mbështetja e tyre nuk do të mungojë edhe në sferën e afrimit të shtetit në strukturat euro atlantike dhe realizimin e planeve multiraterale.Transmeton Koha

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *