Home / Lajme / Maqedoni / Zjarr në Përshefcë të Tetovës, digjen 4 lopë, lëndohet një zjarrfikës

Zjarr në Përshefcë të Tetovës, digjen 4 lopë, lëndohet një zjarrfikës

Zjarrfikësit e Tetovës janë përballur 4 orë me një zjarr të tërbuar që ka kapluar një stallë bagëtish në Përshevcë të Tetovës, por situata është vënë shpejt nën kontrollë nga Njësia e Zjarrfikësve të Tetovës. Fatkeqësisht janë djegur 4 lopë, ndësa dy janë shpëtuar.

Është intervenuar me 5 automjete dhe 12 zjarrfikës, sepse zjarri rrezikonte objektet përreth, deklaron për Tetova News nga vendi i ngjarjes, Uka Aliti, udhëheqës i njësitit të Zjarfikësve.

Nga zjarri është shkaktuar dëm i madh material, kurse një zjarrfikës është lënduar dhe i është dhënë ndihma e shpejtë në Spitalin klinik në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *