Home / Lajme / Rajon / Zyra e Gjuriqit dënon rastin e djegies së veturës së Ivanoviqit

Zyra e Gjuriqit dënon rastin e djegies së veturës së Ivanoviqit

E ashtuquajtura Zyra serbe për Kosovën e cila drejtohet nga Marko Gjuriq ka dënuar fuqishëm incidentin e mbrëmshëm në veri të Mitrovicës, në të cilin është djegur vetura e liderit të Iniciativës Qytetare “SDP” Oliver Ivanoviq.

Kjo zyre ka kërkuar nga Prishtina zyrtare, komuniteti ndërkombëtarsi  dhe të gjithë përgjegjësit për sigurinë në Kosovë që të bëjnë përpjekje serioze për të frenuar dhunën dhe për të siguruar kushtet për një jetë të sigurt për të gjithë qytetarë, transmeton Klan Kosova.

Në një njoftim të kësaj zyreje poashtu theksohet se ky incident është edhe një përpjekje për t`iu shkakutar shqetësime  qytetarëve të nacionalitetit serb në Kosovë frikë dhe pasiguri si dhe për të inkurajuar dhunën e mëtejshme.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *