Home / Lajme / Kronika e zezë / Zyrtare nga Spitali i Tetovës: Ja sa persona janë plagosur

Zyrtare nga Spitali i Tetovës: Ja sa persona janë plagosur

Në minutat e para të mesnatës në Tetovë janë dëgjuar disa të shtëna nga armë zjarri, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dhe të lënduar disa persona.

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Dervish Carra” në kafeterinë “Bar Code”.

 

 

Sipas dëshmitarëve që bëjnë të ditur incidenti ka ardhur si pasojë e zënkes me dy grupeve, dhe më pas ka eskaluar situata ku janë dëgjuar edhe disa të shtëna, me ç’rast ka edhe të plagosur. Të plagosurit janë transferuar me autoambulancë në Klinikën e Spitalit të Tetovës.

Nga Spitali i Tetovës konfirmojnë për potalin TetovaSot se nga zënka e sontme janë plagosur dhe lënduar 5 persona.

“Nga zenka që ndodhi në rrugën “Dervish Carra”, janë plagosur 5 persona, njëri prej tyre nga arma e zjarrit dhe katër të tjerë nga mjete tjera si xhama dhe shishe”, thonë për TetovaSot nga Spitali i Tetovës.

Ekipiet e policisë së Tetovës janë në vendngjarje dhe po hetojnë incidentin.

Ende nuk dihen motivet e kësaj zenke të armatosur, por se policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit.

Siç shihet në fotografitë që ka realizuar gazetari i portalit TetovaSot, shihen edhe xhama të thyera që janë shpërndarë edhe nëpër rrugë.

 

 

 

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *