Home / Lajme / Kronika e zezë / Zyrtare/ Policia jep detaje për vrasjen në Vlorë (FOTO)

Zyrtare/ Policia jep detaje për vrasjen në Vlorë (FOTO)

Policia e shtetit bëri të ditur se rreth orës 21:15 është njoftuar së në një lokal në Lungomare  ka pasur të shtëna me armë zjarri ku dyshohet se kishte një person të vrarë. Policia thotë se në drejtim të vendit ku u dha njoftimi kanë shkuar forca të shumta policie. Aty është konstatuar se M.Xh.(O), 37 vjeç, është qëlluar me armë zjarri, për pasojë ka ndërruar jetë.

 

Sipas policisë viktima ka qenë në lokal i ulur me një tjetër person. Në drejtim të tij është afruar një person i cili e ka qëlluar me armë zjarri. Autori është larguar më këmbë mes pallateve. Policia thotë se ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli dhe në ndihmë të Policisë së Vlorës për kapjen e autorit  kanë ardhur Delta Forcë e FNSH. Policia thotë se vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Sipas policisë në vendngjarje janë sekuestruar disa gëzhoja ndërsa disa metra më tutje është  gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë  që dyshohet se ishte e M.Xh.(O). Policia thekson se viktima ka ndërruar emër e mbiemër  dhe rezulton me precedent kriminal. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *