Home / Lajme / Botë / Afganistan: Së paku 29 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami shiite

Afganistan: Së paku 29 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami shiite

Një zyrtar spitalor afgan tha se së paku 29 vetë janë vrarë dhe 63 të tjerë janë plagosur, shumica prej tyre në mënyrë serioze, nga një sulmues vetëvrasës dhe një person i armatosur, që dje e sulmuan një xhami shiite në qytetin Herat, në pjesën perëndimore të Afgansitanit.

Autoritetet thanë se mbrëmë një sulmues vetëvrasës e kishte aktivizuar eksplozivin në trupin e tij para xhamisë Jawadia në qytetin Herat.

Tolo-TV ka raportuar se sulmuesi i dytë me armë, po ashtu, kishte hapur zjarr kundër besimtarëve myslimanë, që ishin brenda xhamisë në kohën e eksplodimit.

Aksush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulm.

Talibanët, që zakonisht pretendojnë se kanë përgjegjësi për sulmet e këtilla vetëvrasëse, mbrëmë kanë thënë se nuk kanë dorë në këtë sulm.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *