Home / Lajme / Kronika e zezë / Aktorja e njohur gjendet e vdekur në shtëpinë e saj (Foto)

Aktorja e njohur gjendet e vdekur në shtëpinë e saj (Foto)

Aktorja Jeanne Moreau, një nga yjet më të mëdhenj të kinemasë franceze të 60 viteve të fundit, është gjetur pa jetë në moshën 89 vjeçare në shtëpinë e saj në Paris.

Aktorja u gjet nga shërbëtorja e saj, ndërkohë që kanë nisur analizat mjeko-ligjore pë të përcaktuar shkakun e vdekjes. Moreau fitoi një sërë çmimesh, duke përfshirë atë të aktores më të mirë në Kanë për Moderato Cantabile në vitin 1960.

Ajo gjithashtu ka punuar me Orson Welles në disa filma dhe ka fituar çmimin Bafta për aktoren më të mirë të huaj për Viva Maria në vitin 1967.

Duke shprehur ngushëllimet dhe vlerësimet e tij, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Moreau kishte rimishëruar kinemanë dhe shpirti i saj i lirë ka luftuar gjithmonë me sistemin në të cilin ajo ka jetuar dhe ushtruar profesionin./bbc

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *