Home / Kryesoret / ASHMAA fillon monitorimin e raportimit për zgjedhjet lokale

ASHMAA fillon monitorimin e raportimit për zgjedhjet lokale

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) në pajtim me Ligjin për zgjedhje sot ka filluar monitorimin e raportimit të transmetuesve për zgjedhjet lokale 2017.

ASHMAA njofton se tek të gjithë transmetuesit tashmë është dërguar njoftim në të cilin në mënyrë precize informohen për detyrimet nga Ligji Zgjedhor, tek i cili duhet të referohen deri në fillimin e fushatës zgjedhore.

Për mënyrën e raportimint nga transmetuesit ASHMAA do të publikojë raport për çdo periudhë prej dhjetë ditës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Metodologjia për monitorimin dhe Ligjin Zjedhor janë të qasshme edhe në web-faqen e Agjencisë (www.avmu.mk) në baner të veçantë “Zgjedhjet 2017”, ku do të publikohen të gjitha informacionet në lidhje me zgjedhjet lokale.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *