Home / Kryesoret / AUV: Është konfirmuar prania e Etheve hemorragjike të Krimesë-Kongos dhe etheve Kju në bulmetoren në Simnicë

AUV: Është konfirmuar prania e Etheve hemorragjike të Krimesë-Kongos dhe etheve Kju në bulmetoren në Simnicë

Rezultatet nga analizat e kampioneve të marra në delet në bulmetoren e fshatit Simnicë të Gostivarit, të kryera nga ana e Fakultetit për mjekësi veterinere, është konfirmuar prania e Etheve hemorragjike të Krimesë-Kongos dhe etheve Kju, kumtoi Agjencia për ushqim dhe veterinari.

Siç theksohet në kumtesën e AUV, bëhet fjalë për sëmundje që i bartin vektorët (insektet, parazitet, mushkonjat dhe brejtësit) dhe nga të cilat mund të sëmuren edhe kafshët edhe njerëzit.

Njëherit, theksohet se akoma nuk janë marrë rezultatet nga egzaminimet laboratorike të mostrave të marra nga qumështi, djathi dhe uji në bulmetore dhe thekson se mbeten në fuqi masat e shqiptuara.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *