Home / Lajme / Bajram Rexhepi një burrështetas i guximshëm – (FOTO & VIDEO)

Bajram Rexhepi një burrështetas i guximshëm – (FOTO & VIDEO)

Homazhe për nder të të ndjerit Bajram Rexhepi janë zhvilluar në hollin e Kuvendit të Kosovës. Një numër i madh i qytetarëve dhe personaliteteve të rëndësishme në Kosovë kanë kaluar pranë arkivolit të ish-kryeministrit të ndjerë.Po ashtu, një numër i madh i politikanëve dhe njerëzve me funksione të rëndësishme janë nënshkruar në librin e kujtimeve për këtë rast.

 

 

Në mesin e atyre që kanë shkruar deri më tani në këtë libër janë: Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti, Shpend Ahmeti, Ismajl Kurteshi, Kadri Veseli, Lutfi Haziri, Melihate Tërmkolli, ish-kryeministri, Bajram Kosumi, ish-ministri, Bujar Dugolli, Sabri Hamiti, Ilir Deda e Fatmir Sjediu. Poashtu pranë arkivolit të ish kryeministrit kanë kaluar pjesëtarët e Forcave të Sigurisë të Kosovës, të Policisë së Koosvës, shoqata të veteranëve të luftës dhe qytetarë të shumtë.

 

Ndërkohë në mbledhjen komemorative që u mbajt për të përkujtuar veprën e Bajram rexhepit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar lart figurën e ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi, duke e cilësuar si humanist, atdhetar, veprimtar e burrështetas i shquar.

 

 

Vajza e tij Vanesa Rexhepi, e përmbajtur, u ngrit shkallëve të skenës në Teatrin Kombëtar, vendi ku mblodhi dhjetëra njerëz në nderim të veprës së ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi.

 

 

Varrimi i ish kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepit është bërë në orët e pasditës në fshatin Shipol të Mitrovicës.

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Edhe një veturë e vjedhur gjendet përmes Facebook-ut (FOTO)

Pak ditë pasi u gjet një kamion i vjedhur përmes grupit të Facebook-ut “Marakli t’kerreve”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *