Home / Shëndeti / Barishtja e Qepujkave – Bima me Vlera të Pafundme

Barishtja e Qepujkave – Bima me Vlera të Pafundme

Edhe pse njihet me emër Italian, Erba cipollina, pra barishtja e qepujkave, bimën aromatike me vlera të padiskutueshme mund ta gjejmë edhe në tregun shqiptar. Në dukje ajo ngjan me qepën e njomë, sepse është jeshile dhe e gjatë por ka një aromë të lehtë ndryshe nga e qepës.

Bima me emrin botanik Allium schoenoprasum, ka një përdorim tejet të gjerë në kuzhinë dhe preferohet të konsumohet e pa gatuar, për të përftuar vlerat ushqyese dhe është superushqim për diabetikët.

Barishtja e qepujkave është e pasur me kripëra minerale, vitamina A, B, C dhe acid glikolik. Falë përbërjes së saj bima ka efekte të mëdha kuruese, duke e nisur që nga aknet e infeksionet bakteriologjike deri tek efektet e saj tretëse. Nëse e keni në shtëpi e ju pickon një mushkonjë, mjaft ta lyeni vendin më një nga fijet e bimës dhe skuqja e kruajtja do t’ju largohet menjëherë.

Ajo konsiderohet si një ilaç për zemrën dhe, në saj të cilësisë së saj kardio-tonike, stimulon qarkullimin e gjakut. 100 gram të kësaj barishteje në ditë përmbushin kërkesat e përditshme të vitaminës C.

Përmbajtja

100 gram ka 30 kalori
Kolesterol 0
Sodë 3 mg
Kalium 296 mg
Fibra 2.5 g
Proteina 3.3 g
Sheqerna 1.9 g
Karbohidrate 4.4 g
Vitamina A 4.353 njwsi
Vitamina C 58,1 mg
Kalcium 92 mg
Hekur 1,6 mg
Magnezium 42 mg

Në kuzhinë

Barishten e qepujkave duke pasur shije delikate mund ta përdorni kudo, në sallata, kur gatuani patate, peshk, mund t’ia shtoni omletës dhe vajit të ullirit dhe uthullës që të marrë shijen e saj.

Si ta kultivoni në shtëpi

Është e thjeshtë të keni bimën magjike në shtëpinë tuaj, sepse ajo rritet dhe në hije dhe në diell. Bima mbillet në pranverë dhe deri në fund të vjeshtës ka prodhimtari. Nëse blini në Tiranë te Pazari i ri një tufë me barishte të qepujkave do të gjeni dhe lule me fara në brendësi, të cilat mund t’i thani e më pas farat t’i mbillni në vazot tuaja. Kjo bimë tregëtohet edhe në tregjet agro-ushqimore në qytete të tjera të Shqipërisë. Bima do ujitur vazhdimisht dhe bashkë me fijet mund të konsumoni dhe lulet.

Si ta ruani

Eskpertët e AgroWeb.org, sugjerojnë se metoda më e mirë për të ruajtur vlerat dhe aromën e këndshme të barishtes së qepujkave është ngrirja në frigorifer. Pasi ta lani me ujë të bollshëm bimën, lëreni të kullojë deri sa të thahet e më pas ndajeni në bazë të porcioneve që do e përdorni dhe mbështilleni me qeset e kuzhinës, për ta përdorur në dimër.

Por, nëse doni t’i ruani vetëm për disa ditë gjeni një kuti që nuk krijon lagështirë dhe vendoseni në frigorifer./AgroWeb.org

 

*Rezarta Delisula është zëvendës-kryeredaktore e Gazetës Shqiptare dhe punon si gazetare që prej vitit 1998. Përgjatë karrierës profesionale 17 vjeçare, shkrimet e saj kanë prekur më së shumti çështjet sociale dhe problematikat mjedisore. E apasionuar pas produkteve organike dhe kultivimit të tyre, Rezarta është veçanërisht e interesuar për jetesën e gjelbër. Ky artikull është shkruar ekskluzivisht për agroweb.org. 

Gjithashtu lexo

Alergjia ndaj kikirikut shërohet me kikirik

Fëmijët të cilët vuajnë nga alergjitë në kikirikë janë shëruar me sukses nga një metodë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *