Home / Kryesoret / Bashkëpunim i shkëlqyer ndërmjet policëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë

Bashkëpunim i shkëlqyer ndërmjet policëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë

Në bazë të marrëveshjes ndërmjet ministrive për punë të brendshme të dy vendeve, pjesëtarët e policisë shqiptare, së bashku me kolegët e tyre të policisë së Maqedonisë, patrullojnë në vendet turistike përgjatë bregdetit të Shqipërisë.

Këta pjesëtarë të policisë janë të shpërndarë nëpër pikat turistike që vizitohen më së shumti nga qytetarë të Maqedonisë.

‘Me kolegët e policisë së Maqedonisë punojmë bashkë për sigurinë e turistëve. Kemi bashkëpunim të shkëlqyer.’, thuhet në shkrimin e faqes së policisë shqiptare, dhe kanë publikuar një video ku shihet një polic i Maqedonisë duke kontrolluar një veturë me targa të qytetit të Manastirit,

Grupi i parë i policëve nga Maqedonia kanë arritur në Shqipëri gjatë muajit korrik.

‘Në kuadër të bashkëpunimit të mirë ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, në Shqipëri arritën policë nga sektori i komunikacionit por edhe nga ai i kriminalistikës së RM-së dhe kryesisht janë të vendosur në rajonin e Sarandës, ku ka më së shumti vizitorë nga Maqedoni. Njëkohësisht, policët tonë janë në Strugë’, tha Mitat Tola, drejtor i policisë rrugore të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *