Home / Showbiz / Blero flet rreth martesës me Afronën, dëshiron ta kthejë atë në Kosovë

Blero flet rreth martesës me Afronën, dëshiron ta kthejë atë në Kosovë

Blero dhe Afrona janë një ndër çiftet më të përfolura të estradës.

Gjatë intervistës në emisionin 21 Gradë të RTV 21 këngëtari i mirënjohur Blero ka folur rreth kësaj teme.

Kur u pyet për datën e martesës pasi fansat janë në pritje të saj, këngëtari me shaka u përgjigj që edhe ai është në pritje të datës për martesë.

 Blero rikujtoi kohën e para dy viteve kur në RTV21 ai kishte ndarë puthjen e parë me Afronën para kamerave.

Blero bëri të ditur se lidhja e tyre është shumë mirë, Afrona jeton dhe punon në Zvicër, duke bërë që lidhja e tyre të mbetet në distancë.

Këngëtari pret që koha t’i sjellë të gjitha, pasi lidhja vazhdon me një komunikim e mirëkuptim shumë të mirë.

Ai pret që një ditë Afrona të kthehet në Kosovë e të ndodhin edhe martesa e bashkëjetesa.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *