Home / Lajme / Maqedoni / Bogojeski: Mbetja e Gruevskit në krye të VMRO-DPMNE-së, në dobi të LSDM-së

Bogojeski: Mbetja e Gruevskit në krye të VMRO-DPMNE-së, në dobi të LSDM-së

Iniciatori i reformave në VMRO-DPMNE, Petar Bogojeski kërkoi largimin e Nikolla Gruevskit nga pozita e kryetarit të partisë sepse mbetja e tij në atë pozitë nënkupton vetëm dobi për LSDM-në dhe paralajmëroi dinamikë të përshpejtuar të lëvizjeve për reforma në VMRO-DPMNE deri në arritjen e qëllimit.

‘Vazhdimi i funksionimit të Nikolla Gruevskit si udhëheqës i VMRO-DPMNE-së është vetëm në interes të LSDM-së, sepse me imixhin negativ që ai e ka krijuar gjatë periudhës së kaluar hapet mundësia që rreth 150 mijë qytetarë të votojnë për LSDM-në. Ata nuk janë me LSDM-në, por për shkak të Gruevskit votojnë për to’,thotë Bogojeski.

Ai tha se për shumicën e anëtarësisë në VMRO-DPMNE, Gruevski është kryetar jolegjitim pasi që është zgjedhur në një kongres privat në Kumanovë, para dy viteve, kur si delegatë që votuan atë ishin shokë të tij personal të vendosur për të krijuar numrin e duhur dhe tha se Gruevski duhet të ndal me praktikën e vendosjes së kandidatëve personal për kryetarë komunash, por ato të zgjidhen në komitetet vendore të partisë.

Gjithashtu lexo

Cilët kanë punuar më shumë për ne, udhëheqësit komunistë sllavë të Titos, 1950-1980; apo udhëheqësit demokratë shqiptarë, 1990-2017

Sulejman Mehazi Pasi jemi shumë te revoltuar me politikëbërjen e shqiptarëve, do mundohemi të japim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *