Home / Kryesoret / “Bombë” për rastin e Smilkovcës, ja e vërteta për rastin “Monstra”

“Bombë” për rastin e Smilkovcës, ja e vërteta për rastin “Monstra”

Gazetari Zoran Bozhinovski që ditëve të fundit u lëshua në liri ka nxjerrë fakte të reja lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc. Ai ka theksuar në postimin e tij se shqiptarët e dënuar me burgim të përjetshëm janë të pafajshëm ndërsa përmend një zyrtar të lartë të VMRO-DPMNE, gjegjësisht ish-kryeparlamentarin Trajko Veljanovski.

Ja çka shkruan ndër të tjera:

Më 12.09 do të organizohet mbledhje publike në Gjykatën Supreme për rastin Monstra, një tentim i ri për të shpëtuar Trajko Veljanovskin nga pesë dënime të përjetshme për përzierje në këtë rast monstruoz. Do të provoj të zbardh disa momente.

Për fillim pak gjeografi. Dëshmitari i fshehtë i rrejshëm I MVR- DPMNE, në bazë të gënjeshtrave të tij të rrejshme që u dënuan me burgim të përjetshëm persona që nuk kanë lidhje me këtë vrasje të pesëfishtë, në dëshmitë e tij vazhdimisht kishte theksuar se vrasja ka ndodhur në liqenin e Zhelezarës, ndërsa prokuroria vazhdimisht e kishte përmirësuar duke ia bërë me dije emërtimin gjeografik Liqeni Smilkovës.

Ja në hartë do të shihni distancën midis këtyre dy liqejve. transmeton Bota Sot.

Image

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *