Home / Lajme / Rajon / Dënohet deputeti zviceran që ironizoi me vrasjen e një shqiptari në xhami

Dënohet deputeti zviceran që ironizoi me vrasjen e një shqiptari në xhami

Gjykata e Qarkut në Sitten/Sion (Kantoni Valis) ka dënuar deputetin nacional Jean-Luc Ador për diskriminim racor.
Pas rastit të një vrasjeje që kishte ndodhur në një xhami në St. Gallen, ai në rrjetet sociale kishte shkruar kështu: “Ne duam më shumë nga këto”.

Vrasja kishte ndodhur në muajin gusht të vitit 2014. albinfo.ch ka shkruar gjerësisht rreth saj pasi që si vrasësi ashtu dhe i vrari ishin shqiptarë.

Bazuar në këtë tekst, gjykata ka ardhur në përfundimin se këtu kemi të bëjmë me shkelje të nenit të diskriminimit në bazë race, siç e formulon Kodi Penal i Zvicrës. Sipas gjykatës, në tekstin në fjalë, lexuesit mesatarë nuk kanë mundur të dallojnë ironinë. Po ashtu sipas gjykatës, Addor, bazuar në përvojën e tij juridike dhe politike dhe stigmatizimin sistematik të islamit në javët para publikimit të këtij tweet-i, ai duhej t`i kishte parasysh reagimet që mund të ngjallte postimi i tij.

Ky postim në Tweeter kishte shkaktuar përshtypjen se pjesëtarët e komunitetit mysliman janë inferiorë, gjegjësisht më pak të vlefshëm se të tjerët.

Addor për këtë shkelje dënohet me gjobë prej 3000 frangash dhe me një dënim me kusht me para.

Gjithashtu lexo

Hahn ‘shuplakë’ Kosovës, lavdëron Vuçiqin

Komisioneri i BE për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn tha …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *