Home / Lajme / Maqedoni / Deputetët sot diskutojnë për shkarkimin e Zvrlevskit

Deputetët sot diskutojnë për shkarkimin e Zvrlevskit

Kuvendi i Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e gjashtë me diskutimin për propozimin për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvrlevski.

Propozimi që Zvrlevski të shkarkohet nga pozita e prokurorit publik është dorëzuar nga Qeveria, pasi siç thonë, në mënyrë joligjore dhe joprofesionalisht ka kryer funksionin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu në dokument thuhet se sjellja e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit, si dhe nuk ka ngritur procedura penale për rastet të parapara me ligj dhe prishjen e imazhit të funksionit që ka kryer.

Kërkesën për shkarkim Qeveria e ka dorëzuar edhe tek Këshilli i Prokurorëve Publik, të cilët e kanë pranuar të njëjtë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *