Home / Kryesoret / Digjen rreth 70 për qind e pyjeve të pishës

Digjen rreth 70 për qind e pyjeve të pishës

Tanimë zjarri në afërsi të fshatit Trebovlje të Makedonski Brodit vazhdon për ditën e 14-të dhe asesi nuk mund të lokalizohet, ndërsa mbrëmë është djegur për herë të dytë një pjesë që veçmë ishte shuar,

Zjarri po përhapet drejt fshatrave Fojnik dhe Rastesh, ndërsa në rrezik është edhe Bresti.
Nëpër Malin e Thatë zjarri mund të përhapet edhe drejt rajonit të Tetovës.

Në terren vazhdojnë të veprojnë Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Qendra për Menaxhim me Krizat, Armata e RM-së dhe banorët vendas.
Vlerësimi fillestar për dëmin e shkaktuar nga zjarret është se më shumë se 70% e pyjeve të pishës janë djegur nga zjarri që vazhdon të përhapet.

Zjarret vazhdojnë edhe në rajonin e Shkupit, te fshatrat Oreshan dhe Radushë. Nv zjarr janë rreth 100 hektarë të pyjeve me drunj të shkurtë në afërsi të fshatit Oreshan. Nën rrezik vazhdojnë të jenë edhe shtëpitë dhe pushimoret ndërsa banorët kanë mbrojtur bagëtinë e tyre.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *