Home / Kryesoret / Disa zjarre aktive në Maqedoni, në ndihmë edhe helikopterë nga Bullgaria

Disa zjarre aktive në Maqedoni, në ndihmë edhe helikopterë nga Bullgaria

Zjarri në fshatin Trebovlje, në afërsi të Makedonski Brod, akoma është aktiv dhe në lokalizimin e tij po kontribuojnë helikopterë të Armatës së Republikës së Maqedonisë, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, ndërsa ndihmë kanë arritur edhe helikopterë nga Bullgaria.

Informacionet e fundit thonë se zjarri është afruar deri në Lutoec dhe në fshatin Rastesh, me çka u evakuan disa persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zjarri në Trebovlje është aktiv dy javë, ndërsa zjarre pyjore ka në rrethinë të disa fshatrave në gjithë vendin.

Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim thonë se helikopterin bullgar e kanë kërkuar për ndihmë dje, ndërsa do të qëndrojë deri sa të ketë nevojë.

Para disa ditëve nga Maqedoni ndihmë për lokalizimin e zjarreve ka kërkuar Mali i Zi, ndërsa përgjigja ka qenë negative me arsyen se edhe në Maqedoni ka zjarre të shumta.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *