Home / Lajme / Rajon / Drashkoviq: Serbia ta njohë realitetin e Kosovës

Drashkoviq: Serbia ta njohë realitetin e Kosovës

Lideri i Lëvizjes për Rimëkëmbjen Serbe, Vuk Drashkoviq ka thënë se Serbia duhet të pranojë dhe ta njohë  realitetin e Kosovës.

Ai bëri thirrje gjithashtu për pranimin e planit të Ahtisaarit të vitit 2007, si një bazë për vazhdimin e dialogut të Brukselit.

Sipas tij, realiteti është se pavarësia e Kosovës njihet nga “shumica dërrmuese e shteteve anëtare të OKB-së dhe BE-ja”, dhe Gjykata  Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës nuk është shkelur as Karta e OKB-së, e drejta ndërkombëtare, as Rezoluta 1244, rreth 90 për qind të popullsisë është shqiptare, por më pak se gjashtë për qind serbë”.

“Sovraniteti i Serbisë mbi Kosovën ekziston vetëm në preambulën e kushtetutës së saj, duke qenë skllevër të këtij realiteti jashtë standardeve,  vendi vuan një humbje të madhe në sferën politike, të zhvillimit si dhe në aspektin demokratik dhe atë demografik”, ka thënë Drashkoviq për Blicin serb, transmeton Klan Kosova.

Megjithëse me vonesë, thotë lideri i SPO-së, ta pranojmë  dokumentin e Marti Ahtisarit, si bazë për vazhdimin e dialogut të Brukselit me shqiptarët, transmeton Klan Kosova.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *