Home / Lajme / Rajon / Drejtorët e spitaleve sfidojnë Ramën, punojnë dhe pas ultimatumit për dorëheqje

Drejtorët e spitaleve sfidojnë Ramën, punojnë dhe pas ultimatumit për dorëheqje

Pavarësisht se kryeministri Edi Rama kërkoi dorëheqjen e disa drejtorëve të spitalëve në Shqipëri akoma nuk ka asnjë lëvizje.

Shumica e tyre mbeten në detyrë me pretendimin se nuk mund të braktisin detyrën kur fluksi i pacientëve në këto ditë të nxehta dhe turizmi është i lartë.

Drejtori i spitalit rajonal të Shkodrës, Përparim Çela, ai i Lezhës, Pashko Smaçi, ajo e Durrësit, Viola Cikalleshi, e cila është e komanduar, kanë vijuar dje punën dhe nuk kanë paraqitur dorëheqje.

Gjithashtu në detyrë kanë qenë dje edhe drejtori i spitalit rajonal të Fierit, Andrea Dollaku, për të cilin është thënë se pritet që ta japë sot atë. Në detyrë mbetet edhe drejtoresha e spitalit të Lushnjës, Panore Veliu, por dhe drejtori i spitalit të Gjirokastrës, Përparim Muço.

Vetëm drejtori i spitalit të Dibrës, Beqir Biçi, i cili është edhe kryetar i LSI-së në këtë qytet tha se është i gatshëm të japë dorëheqjen.

Edhe drejtori i spitalit të Beratit, Arqile Vasili, i cili është i komanduar, nuk ka dhënë dorëheqjen, ndërsa ka qenë mjek roje gjatë gjithë natës në këtë spital.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *