Home / Lajme / Rajon / Dyndje pushuesish kosovarë drejt Shqipërisë, radhë të gjata në Morinë

Dyndje pushuesish kosovarë drejt Shqipërisë, radhë të gjata në Morinë

Që pas mesnate ka pasur dyndje të pushuesve kosovarë në doganën e Morinës. Burime të policisë kufitare thonë që piku i fluksit arriti në orën 4:00 të mëngjesit duke regjistruar numrin më të lartë të mjeteve e qytetareve që kane kaluar në Shqipëri për këtë sezon.

Deri në orën 7, ky numër kaloi shifrat e 11 mijë qytetarëve. Ndërkohë, kufirin e kaluan me mijëra autovetura e dhjetëra autobusë të shoqërive turistike, njofton Top Channel.

Policia kufitare edhe pse me gjashtë sportele u desh të punonte me procedurë të përshpejtuar madje për më shumë se 30 minuta trau i doganës qëndroi i ngritur duke punuar vetëm për drejtimin e trafikut për shkak të fluksit të lartë, radhët e të cilave u panë deri në fshatin Vermicë të Kosovës.

Për qytetarët e Kosovës jugu i Shqipërisë është nder preferencat kryesore.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *