Home / Showbiz / E habitshme, në klip të Kleptos kënga e Babastars (Video)

E habitshme, në klip të Kleptos kënga e Babastars (Video)

Pas një pauze të gjatë reperi Klepto po rikthehet në skenë me një këngë të re.
Reperi i cili ishte pjesë e TBA ka publikuar trilerin e videoklipit të ri që mban titullin “Bujna” duke shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale.

Në sfond ndëgjohet kënga “Shoqnia”, bashkëpunimi mes Cozman dhe Skivi, dy anëtarë të labelit “Babastars”, të cilët përmes këngëve disa herë i kanë bërë “diss” njëri-tjetrin dhe armiqësia mes tyre është e njohur prej kohësh.

Projekti i ri i Kleptos do të vijë në bashkëpunim me Petrit Ibishin, i cili këndon refrenin e këngës “Shoqnia” dhe mbase kjo mund të jetë arsyeja që pikërisht ajo këngë është vendosur në sfond, shkruan Express.

Se çfarë në të vërtetë po ndodh do ta kuptojmë pas publikimit të projektit por, ajo që pamë është që fansat e TBA dhe vetë Kleptos dolën të pakënaqur nga kjo.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *