Home / Lajme / Rajon / E zhveshën dhe e futën në thes me një mace të egër, kjo ishte mirditorja që sfidoi Enver Hoxhën

E zhveshën dhe e futën në thes me një mace të egër, kjo ishte mirditorja që sfidoi Enver Hoxhën

Marie Tuci ishte ndër vajzat e pakta shqiptare, e cila guxoi ti dilte kundër regjimit të Enver Hoxhës. Ajo ishte një vajzë e re nga Mirdita, e cila sfidoi diktaturën por ajo i ç’ka ndodhi është një tmerr i vërtetë.
Ajo lindi më 12 mars 1928, në fshatin Ndërfushaz Mirditë. Më pas u shkollua në shkollën e mesme të motrave Stigmatine në Shkodër.

Më pas ajo zgjodhi rrugën fetare. Në vitin 1946, abati Frano Gjini e dërgoi mësuese në shkollën e Mirditës. Marie Tuçi u arrestua pas reprezaljeve që u bënë në Mirditë nga qeveria komuniste, me rastin e vrasjes së Bardhok Bibës, sekretar i Partisë Komuniste në Mirditë.

Torturat që ajo kaloi u bënë të ditura vetëm pas përmbysjes së regjimit. E torturuan deri në deri në vdekje, xhelatët e zhveshën dhe e futën në një thes bashkë me një mace e egër. Ata e godisnin macen e egër me gjëra të forta duke e egërsuar më shumë.

Ajo vdiq e masakruar nga torturat në spitalin e Shkodrës më 20 shtator të vitit 1950.
34

enver_hoxha_vi_ppsh

marie-tuci-foto-542x480

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *