Home / Showbiz / Elvana flet për magjinë ‘Lejla’

Elvana flet për magjinë ‘Lejla’

Ishte një postim i mistershëm nga Elvana Gjata ai që pak javë më parë bëri xhiron në rrjete sociale dhe portale me dhjetëra hipoteza të mundshme.

Më pas, u kuptua se pas ngjyrës lejla fshihet projekti më i ri i këngëtares në bashkëpunim me Capital T dhe 2po2 nga Authentic Entertainment.

Por, këtu as nuk nis e as nuk mbaron efekti ‘Lejla’ që tashmë i përket asaj, Elvana Gjatës.

Projekti muzikor duket se ka shërbyer si inspirim për një set të mahnitshëm fotografik, i cili ishte arsyeja që Elvana me bashkëpunëtorë ia mësyu Italisë pak ditë më parë.

E kontaktuar nga Prive, këngëtarja e hitit ‘Njësoj’ tregoi se idea e setit dhe koleksionit ka lindur shumë natyrshëm gjatë procesit të realizimit të këngës dhe videos së re.

‘VALDRINI KA NJË LIDHJE TË FORTË ME MUZIKËN. SAPO E DËGJOI ‘LEJLA’ U ‘ÇMEND’. SHUMË NATYRSHËM PA ASNJË STRATEGJI NA LINDI IDEJA TË BËNIM NJË MINI KOLEKSION VETËM NË KËTË NGJYRË. NJË NDJESI MBRETËRORE, FISNIKE, TË MISTERSHME DHE ME SHUMË ROMANCË BRENDA’  – U SHPREH KËNGËTARJA.

Mes tjerash, Elvana ka falemnderuar mikun dhe bashkëpunëtorin e saj për besimin në këtë koleksion, gjatë punës për të cilin ka mësuar shumë.

‘PËR MUA ISHTE NJË EMOCION I RI, EKSPERIENCË E RE DHE NGACMUESE PËR TË BËRË GJËRA EDHE MË TË MËDHA NË TË ARDHMEN’ – SHTOI ELVANA DUKE NËNVIZUAR.

Ekskluzivitetin e këtij koleksioni do ta ketë dyqani Altar në Tiranë. Trendi i ri, sërish #SiElvana duket të jetë i pashmangshëm. /Prive.al/

Gjithashtu lexo

Gili me këtë fotografi do ta ‘çmendte’ burrin e saj dhe gruan e Medës (Foto)

Gili është e pranishme thuajse kudo nëpër mbrëmjet që i bashkojnë kolegët nga bota e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *