Home / Showbiz / Estrada në mbështetje të madhe për Shkëndijën, disa prej tyre u gjenden edhe në stadium (Foto)

Estrada në mbështetje të madhe për Shkëndijën, disa prej tyre u gjenden edhe në stadium (Foto)

Ndeshja e mbrëmshme që u zhvillua në San Siro mes Milanit dhe Shkëndijës ka zgjuar emocione tek të gjithë shqiptarët.

Megjithëse minutat e para dukeshin të pafat për ekipin nga Tetova, mbështetja për ta vazhdonte, dhe të gjithë shikuesit patën mundësinë që edhe nga televizori të dëgjojnë brohorimat e tifozëve shqiptarë që gjendet në stadium,

Mbështetje të madhe  u ofruan edhe fytyrat publike, të cilët përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, po shprehin emocionet dhe mbështetjen e tyre për Shkëndijën.

Disa nga yjet u gjenden edhe brenda stadiumit në San Siro.

Këngëtarja shkupjane Adelina Tahiri përmes disa imazheve në InstaStory ka përcjellur emocionet nga stadiumi, ku ka shkuar enkas për ndeshjen.

 

Reperët MC Kresha dhe Lyrical Son ishin  gjithashtu të pranishëm, përfshirë edhe aktorët Blerim Destani dhe Xhevdet Jashari.

Ndërkohë, shumë yje të tjerë si Capital T, Shkurte Gashi etj, e kanë shprehur mbështetjen e tyre përmes rrjeteve sociale, ndonëse ndeshjen kanë qenë duke e ndjekur nga ekrani.

Gjithashtu lexo

Gili me këtë fotografi do ta ‘çmendte’ burrin e saj dhe gruan e Medës (Foto)

Gili është e pranishme thuajse kudo nëpër mbrëmjet që i bashkojnë kolegët nga bota e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *