Home / Lajme / Kronika e zezë / Familja merr lajmin e kobshëm, 14-vjeçari i zhdukur gjendet i vdekur (Foto)

Familja merr lajmin e kobshëm, 14-vjeçari i zhdukur gjendet i vdekur (Foto)

Një 14- vjeçar është gjetur i mbytur, katër ditë pasi ishte shpallur i humbur.

Valentin Çarkaj kishte humbur prej 4 ditësh dhe familja e tij nuk kishte asnjë informacion përveçse e dinin që ishte nisur për tu larë me një shok të tij, shkruajnë mediat shqiptare.

Valentin Carkaj ishte zhdukur katër ditë më parë, ndërkohë që ditën e djeshme familjarët kërkuan edhe ndihmën e medias për gjetjen e të afërmit të tyre.

Ndërkohë, pas 4 ditë kërkimesh, 14 vjeçari është gjetur i pajetë.

Nga hetimet paraprake, sipas mediave shqiptare, ai dyshohet të jetë mbytur duke u larë në një lum në Hot i Ri të Shkodrës.

Siç thuhet më tej, Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *