Home / Kryesoret / Fillon pastrimi i deponisë në Tetovë – (VIDEO)

Fillon pastrimi i deponisë në Tetovë – (VIDEO)

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar një jave më parë, sot ka filluar pastrimi i deponisë së Tetovës”, bëjnë të ditur nga Komuna e Tetovës.Nga atje njoftojnë se me kërkesë të Komunës së Tetovës dhe të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, janë akorduar 200 000 euro për pastrimin përfundimtar të deponisë së egër.“Kompania e cila ka marrë tenderin për pastrimin e deponisë “Golec Trans”, sot ka koncentruar të gjitha makineritë e rëndë në terren, ndërsa Kryetarja e Komunës Teuta Arifi  po inspekton nga afër punimet”, thuhet në njoftim.Në lidhje me këtë kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi tha se pastrimi i deponisë është rezultat i angazhimit permanent.

 

 

“Pastrimi i deponisë është në kordinim të plotë me planin për realizimin e punimeve të Komunës së Tetovës, i cili është një rezultat i një angazhimi permanent i Organeve Komunale për të gjetur zgjidhje afatgjate me menaxhimin e mbeturinave”, tha Arifi, transmeton Televizioni Koha.

 

 

Pastrimi i deponisë është premtuar shumë herë por deri më tash ka patur vetëm premtime dhe nuk është punuar asgjë konkretisht në terren pandaj edhe kjo deponi atje ka ekzistuar shumë vite. Përndryshe, të shtunën deponia në dalje të Tetovës u përfshi nga zjarri i madh që rrezikoi djegien e shtëpive dhe biznesvee përreth ndërsa seriozisht ka dëmtuar edhe shëndetin e qytetarëve të Tetovës.

 

 

 

Gjithashtu lexo

Lajm shumë i keq për VMRO-në dhe BDI-në para zgjedhjeve lokale (Dokument)

Anketa e fundit e Institutit Amerikan Ndërkombëtar (IRI) sjell një lajm shumë të keq për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *