Home / Kryesoret / Finalja e Superkupës e shndërroi Shkupin në qendër evropiane (Foto)

Finalja e Superkupës e shndërroi Shkupin në qendër evropiane (Foto)

Shkupi është përgatitur për ngjarjen më të madhe të sportit në historinë e Maqedonisë, Superkupa UEFA e cila krahas asaj që solli në Maqedoni yllin e futbollit spanjoll Cristiano Ronaldo, ekipet më të mëdha të futbollit evropian Real Madridin dhe Mançester Junajtedin me veti solli edhe numër të madh të turistëve të cilët erdhën enkas për të ndjekur drejtpërdrejtë duelin evropian Real Madrid- Mançester Junajted.

Numri i madh i turistëve shndërroi Shkupin në qendrën më të vizituar dhe me interes më të madh gjatë muajit gusht. Nga një Shkup në të cilin vapa të pengon të frekuentosh edhe qendrat e saja, kaloi në sheshin më të mbipopulluar në Evropë.

Që në hyrje të Urës së Gurit, e cila lidh Çarshinë e Shkupit me Sheshin Maqedonia vërehej fluks i madh i njerëzve të cilët shkonin drejt përmendores së Aleksandërit të Madh e cila është e vendosur në mes të qendrës së Shkupit.

Tifozët nuk ishin në qendrën e Shkupit për të parë përmendoret, pjesë e projektit “Shkupi 2014″ që kushtoi me miliona euro, por për të parë zonën e tifozëve të ekipeve dueliste.

Afër përmendores së Aleksandrit të Madh gjendej zona neutrale për tifozët e Real Madriditkurse afër shtëpisë së Nënës Terezë e tifozëve të Mançester Junajtedit.

 

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *