Home / Showbiz / Floriana Garo flet për herë të parë pas fejesës: Jeta e re larg Klan, propozimi dhe martesa

Floriana Garo flet për herë të parë pas fejesës: Jeta e re larg Klan, propozimi dhe martesa

Përtej “Jo Vetëm Modë” që drejtoi për 5 sezone, Ish-miss Albania ka tërhequr gjithnjë publikun edhe me historitë e saj të dashurisë, të njohura tashmë. Pas ndarjes nga ish i fejuari Tedi Ngjela, papritur këtë pranverë Floriana Garo pranoi lidhjen serioze, të përfolur më herët në shtyp. Përmes një postimi bukuroshja nga Durrësi lajmëroi miqtë për fejesën me Enis Dacin, një avokat nga Gjeneva të cilin e prezantoi edhe në mediat e saj sociale.

 

Një tjetër ndryshim do të pasonte menjëherë: largimi pas 5 vitesh nga Tv Klan… E gjitha në emër të dashurisë! Lidhja me Enisin, siç pohoi Garo në intervistën për gazetarin Eni Shehu në Abc News, peshoi më shumë dhe ata së bashku vendosën të jetojnë në Gjenevë.

 

Në “Edicionin Veror”, Floriana Garo e cila gjendet familjarisht në Borsh, tha se e shfrytëzoi këtë mundësi si një ribashkim me të afërmit e saj që jetojnë në SHBA, por dhe një rast të mirë takimi mes dy familjeve të saj dhe të Enisit në plazh.

Floriana Garo flet për herë të parë pas fejesës: Jeta e re larg Klan, propozimi dhe martesa

E pyetur për martesën, Floriana zbuloi për herë të parë disa detaje nga propozimi dhe se kur mendon ta finalizojë këtë lidhje.

“Kur u fejova, që mora propozimin në mënyrë disi të papritur, ishim në një vend të veçantë, aty nisa të mendoj që tashmë unë sapo u fejova dhe duhet të mendoj për një dasmë, pasi kur fejohesh mendon dhe për dasmën. Por akoma nuk kam zgjedhur të mendoj tamam seriozish, mbase vitin tjetër! Do ta planifikojmë. Nuk dua diçka shumë të madhe. Thellë-thellë gjithnjë kam qenë romantike dhe është një periudhë e lumtur e jetës sime dhe natyrisht që mendon për gjëra të bukura dhe këto evenimente janë pjesë e jetës.” – rrëfeu Garo në intervistën për “Edicioni Veror” nga Borshi.

 

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *