Home / Kryesoret / Fluksi i madh i pushuesve nga Kosova krijon kolonë në Morinë

Fluksi i madh i pushuesve nga Kosova krijon kolonë në Morinë

Në sezonin e verës, Shqipëria shndërrohet në destinacionin kryesor të pushuesve nga Kosova.

Mëngjesin e sotëm, në vendkalimin kryesor në autostradën e kombit, në Vërmicë-Morinë, ka pasur fluks të udhëtarëve nga Kosova drejt bregdetit të Shqipërisë, ku kalohej në kolonë 1000 metra për 50 deri 60 minuta.

Në dy vendkalimet tjera kufitare, në Qafë të Prushit kalohej për 2-3 minuta e në Qafë të Morinës për 1-2 mimuta, bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, shkruan Lapsi.al.

Në Shqipëri këtë javë është parashikuar mot i nxehtë me temperatura që arrijnë deri në 41 gradë Celcius.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *