Home / Lajme / Rajon / George Bush ia kthen letrën Pavarësisë, ja çka i thotë (Foto)

George Bush ia kthen letrën Pavarësisë, ja çka i thotë (Foto)

Ish-presidenti amerikan, George W.Bush i ka kthyer letrën vajzës së vogël kosovare, e cila i kishte shkruar atij para disa ditëve.

Bush e ka falenderuar vajzën e quajtur Pavarësia, për letrën duke i shkruar se shpreson ta takojë ndonjëherë.

“E dashur Pavarësia, faleminderit për letrën që ma dërguat. Shpresoj të të takoj ndonjëherë. Zoti të bekoftë ty, familjen dhe vendin tënd”, ka shkruar Bush, transmeton Indeksonline.

Pavarësia i kishte sqaruar Bush-it në letër se kishte lindur 2 minuta pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, deri sa kishte shtuar se shpreson që ish-presidenti ta vizitojë Koosvën për ditëlindjen e saj./Indeksonline/

Gjithashtu lexo

Daçiq: Demarkacioni Kosovë–Serbi, zgjidhje e përhershme

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se ideja e tij për demarkacionin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *