Home / Kryesoret / Gjendja e rrugëve

Gjendja e rrugëve

Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionet në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Në vendkalimet kufitare ka frekuentim të rritur të automjeteve, por nuk ka pritje më të gjata. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.

Në rrugën rajonale P106, aksi rrugor Gradsko – Prilep prej 28 deri në 45 km, nga 03.08.2017 do të ketë aktivitete ndërtimore – ndërrim i rrethojës plastike. rekomandohet që pjesëmarrësit në komunikacion ta respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor për punë në rrugë dhe me kujdes të drejtojnë me automjetet e tyre.

Nga 01.07.2017 filloi zbatimi i regjimit kohor i komunikacionit në periudhën e verës, me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese gjatë ditëve të fundjavës dhe për ditët me temperatura të larta ekstreme.

Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla,veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, GostivarStrazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë- Bukovë.

Viadukt Trejd njofton se do të realizohen aktivitete ndërtimore, rikonstruksion të anës së djathtë të rrugës, me kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj nga Vendkalimi kufitar “Bogorocicë” deri te unaza Gjevgjeli në gjatësi prej 5 km.

Kompania Eskavatori MK shpknjp – Shkup njofton se do t’i realizojë punimet ndërtimore për Rehabilitim të korsisë së qarkullimit në rrugën shtetërore A1, aksi Veles (unaza e Shtipit) – Gradski dhe Gradski – Veles (unaza e Shtipit). Komunikacioni do të zhvillohet në regjim të aprovuar të ndryshuar në periudhë nga 17.07.2017 e deri më 31.12.2017.

SHA Granit informon se prej 27 qershorit të vitit 2017 fillon me kryerjen e punëve ndërtimore në aksin rrugor A2 Gostivar – Kërçovë (aksi rrugor Gostivar pranë f Kolari) në gjatësi prej 28,5 km. Punohet në kryerjen e rehabilitimit të punëve ndërtimore të rrugës së asfaltuar. Njëkohësisht kryhen punë ndërtimore në urën “Atanasova Reka” në gjatësi prej 110 km. Komunikacioni zhvillohet në një korsi dhe i njëjti është i rregulluar me semaforë. Gjithsej kohëzgjatja e rehabilitimit të rrugëve dhe urave është paraparë të zgjas 15 muaj, gjegjësisht përfundimi i aktiviteteve ndërtimore të paktën këtë moment është paraparë të përfundojnë në vitin 2018 në shtator.

Ilinden SH.A. Struga njofton se do të ketë ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit në rrugën magjistrale A2, aksi Kërçovë – Ohër (Presekë – Pesoçani) nga km.0+000(22+246) deri km. 11+498. Regjimi i komunikacionit është paraparë me divijime, përkatësisht tejkalim nga njëra korsi në tjetrën. Ndryshimi filloi prej datës 18.04.2017, ndërsa do të zgjasë deri në ndërtimin e autostradës A2, aksi Kërçovë – Ohër (Presekë -Pesoçani) prej km.0+000(22+246) deri km. 11+498.

Viadukt Trejd njofton se do të kryejnë aktivitete ndërtimore – vendosja e barrierave vizuale dhe sinjalizimit rreth 3 muaj, në aksin shtetëror A4 aksi Petrovec – Rrethrrotullimi Kadino.

Në rrugën shtetërore A3, aksi Resnjë-Manastir në vijim janë aktivitete për rehabilitimin e rrugës.

Për shkak dëmtimit të urës në autostradën A-1 Gradsko – Negotinë afër Stobi në lumin Cërna, korsia e djathtë mbyllet për komunikacion, ndërsa komunikacioni do të zhvillohet nëpër korsinë e majtë. Është vendosur sinjalizim adekuat.

Në drejtimin rrugor Negotinë – Demir Kapi, në pjesën prej Negotinës deri në vendin Ostrovë, do të zhvillohet përgjatë pjesës së autostradës së re në gjatësi prej 4 km. Nëpër këtë pjesë komunikacioni ndërkaq kthehet në rrugën magjistrale P103.

Vijadukt Trejd – SHPK, Gostivar njofton se në Negotinë zgjidhja e përkohshme është ndryshuar dhe automjetet dalin nga rruga magjistrale në rrugën rajonale (P-1102) në aksin Tremnik, ku deri në Demir Kapi do të qarkullohet nëpër rrugën rajonale. Gjithashtu informon se do të kryhen aktivitete ndërtimore rreth një muaji në udhëkryqin Ilinden dhe udhëkryqinnë Vrapçisht.

Nga 5 qershori i vitit 2017 prej orës 17 qarkullimi në rrugën rajonale Tetovë – VK Jazhincë është në ndërprerje afër fshatit Poroj për shkak reshjeve të mëdha të shiut dhe daljes nga shtrati të lumit Poroj. Komunikacioni riorinetohet.

Nga 19.04.2017 po kryhen aktivitete ndërtimore në një pjesë të rrugës magjistrale A2, aksi: Tetovë – Gostivar, ndriçim afër rrethrrotullimit Kamenjan.

SHN Beton SHA Shkup njofton se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në rrugën magjistrale A4, Pjesa te udhëkryqi Kadino – udhëkryqi Hipodrom nga km 4+230 deri te km 9+330 komunikacioni zhvillohet në pajtim me projektin e miratuar për regjim të përkohshëm të komunikacionit nga 03.04.2017 në kohëzgjatje prej 3 muajve. Njoftohen të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion ta respektojnë sinjalizimin e vendosur për regjim kohor dhe të përmbahen ndaj kushteve në rrugë.

Më 07.03.2017 filluan të kryhen punët ndërtimore dhe punët elektromontuese në një pjesë të rrugës magjistrale A2, aksi Tetovë -Shkup, udhëkryqi Saraj. Aktivitetet realizohen në periudhën prej orës 07.00 deri në orën 17:00.

SHA Beton SHA Shkup, njofton se duke filluar nga 27.02.2017, për shkak të punëve ndërtimore në rrugën magjistrale A2, aksi Gostivar-Kërçovë, pas udhëkryqit Mavrovë në rrugën drejt Kërçovës, komunikacioni do të zhvillohet një një korsi (prej 98+100 kilometra deri 98+900 gjegjësisht rreth 800 m), në pajtim me projektin e miratuar për regjim kohor të komunikacionit.

Kompania ndërtimore Transmet Shkup kryen punë ndërtimore për rikonstruimin e aksit rrugor A2, aksi: rrethrrotullimi Shkup,nga udhëkryqi Çento deri te udhëkryqi Smillkovcë. Prej 27/04.2016 është vendosur ndryshim në regjimin e përkohshëm të komunikacionit në pajtim me Miratimin nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Maqedonisë më 26.04 2017.

Shoqëria ndërtimore “Granit’ SH.A Shkup (Sveti Nikollë ­ Shtip) kryen punë ndërtimore në rrugën magjistrale A4, pjesa Sveti Nikollë – ­Shtip nga 26+386,00 deri në 47+107,00 km. Planifikohet mbyllje e plotë deri në përfundimin e plotë të aktiviteteve (periudhë prej 2 viteve) në pjesën në shtrirjen km 28+520 (Sveti Nikollë) deri në km 38+500 (seksioni Kadrifakovë) me riorientim të komunikacionit përmes rrugës rajonale P 1204.

Nga 12.04.2017 është vendosur ndryshimi i përkohshëm i regjimit të komunikacionit në rrugën magjistrale A3, udhëkryqi te f. Kadrifakovë – udhëkryqi te fshati Tre çezmat. rikahëzimi komunikacionit është përmes rrugës rajonale P526.

Komunikacioni në aksin rrugor A3 Prilep – Manastir – Resnjë përmes rrethrrotullimit Manastir është në ndërprerje për shkak të shembjes së dheut i cili është pastruar, por për shkaqe parandaluese komunikacioni megjithatë riorinetohet përmes qytetit të Manastirit.

LAMM rekomandon drejtim të kujdesshëm, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim i sinjalizimit vendor rrugor. Kujdes më të madh nevojitet nëpër grykat malore, ku është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve të dheut.

Shërbimi për ndihmë dhe informacione në rrugë (02) 15 555

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *