Home / Lajme / Rajon / Gjendja shëndetësore e Mikullovcit, merr infuzion (Foto)

Gjendja shëndetësore e Mikullovcit, merr infuzion (Foto)

​Gjendja shëndetësore e Mikullovcit, merr infuzion (Foto)

Kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovcit iu ka përkeqësuar gjendja shëndetësore. Ai për momentin gjendet në hollin e Kuvendit, ku edhe po merr një infuzion.

Pasi që përfundoi seanca e cila nuk u arrit që të votohet kryetari dhe nënkryetarët, Mikullovcin e nxorën jashtë për krahësh dy persona.

Ai më pas u vendos në njërën nga ulëset që janë në hollin e Kuvendit e i cili u dërgua lart. Për t’i dhënë ndihmën e parë Mikullovcit ka shkuar edhe deputetja Besa Baftiu dhe kolegë tjerë.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *