Home / Lajme / Maqedoni / Gjuetari nga Elbasani bën kërdinë në Maqedoni. Ja cili është

Gjuetari nga Elbasani bën kërdinë në Maqedoni. Ja cili është

Me sloganin “Pasioni nuk shuhet kurrë”, gjuetari nga Elbasani ka bërë “kërdinë” në Maqedoni.

Bëhet fjalë për një emër shumë të njohur. Ai është ish-kryetari i Këshillit të Qarkut Elbasan, Eugen Isaj.

Z. Isaj ka pasion të veçantë gjuetinë. Për shkak të moratoriumit ndaj gjuetisë në Shqipëri, ai bashkë me anëtarë të tjerë të shoqatës së gjuetarëve “Fazani” shkojnë dhe gjuajnë në Maqedoni dhe në vende të tjera fqinjë.

Natyrisht që e gjitha kryhet kundrejt një pagese vjetore që shteti maqedonas ia vjel gjuetarëve. Por gjithsesi ajo mbetet simbolike. Por me këto të ardhura që arkëton, ky vend investon për të shtuar sipërfaqet pyjore dhe faunën. Kështu kafshët dhe shpendët nuk përfundojnë asnjëherë dhe gjuetarët ushtrojnë sportin e tyre, shkruan infoelbasani.

Në foto shihet se si z. Isaj ka vrarë rreth 100 turtuj. Por veç tyre gjuetarët nga Elbasani kanë vrarë edhe derra të egër, lepuj, fazanë, zogj të egër e gjithçka që lejon legjislacioni i vendit fqinjë.

Kështu gjuetarët shqiptarë, të penalizuara nga ligjet ën Shqipëri, po gjejnë forma të tjera të ushtrimit të këtij hobi

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *