Home / Kryesoret / Gjykata e Apelit: Materialet që dalin nga përgjimet, mund të përdoren si dëshmi në rastin ‘Shuplaka’

Gjykata e Apelit: Materialet që dalin nga përgjimet, mund të përdoren si dëshmi në rastin ‘Shuplaka’

Gjykata e Apelit e ka bërë të vlefshme ankesën e Prokurorisë Speciale Publike të vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 1 për lëndën lidhur me ngjarjet në Komunën Qendrës në qershor 2013 dhe ka sjellë vendim se dëshmitë e dalura nga materialet e përgjimeve, mund të përdoren si dëshmi në procedurën penale,

 

‘Gjykata e Apelit-Shkup më 04.08.2017 ka sjellë vendim me të cilën e bën të vlefshme ankesën e PTHP-së për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilët dalin nga përmbajtja e paligjshme të ndjekjeve të komunikimeve-Shkup dhe ka ndërprerë vendimin e sjellur nga Gjykata Themelore Shkupi 1-Shkup me të cilën nga faktet e lëndës janë ndarë materialet e inçizuara si dëshmi për lëndën lidhur me ngjarjet në Komunën Qendër”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit Shkup.

Ndër të tjera, sipas komunikatës, me ketë vendim dëshmitë e dalura nga materialet e përgjimit mund të përdoren si dëshmi në procedurën penale.

Në këtë rast, të akuzuar janë ish-funksionarët e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe një këshillëtar i OBRM-PDUKM-së.

Rasti njihet si ”Shuplakat për Zhernovskin”.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *