Home / Showbiz / Grimerja shqiptare e akuzon moderatoren e njohur: Më vodhe punën (Foto)

Grimerja shqiptare e akuzon moderatoren e njohur: Më vodhe punën (Foto)

Grimerja shqiptare e akuzon moderatoren e njohur: Më vodhe punën (Foto)

Dëgjojmë shpesh se kolegët imitojnë apo “vjedhin” punën e njëri-tjetrit duke i  shkaktuar kështu padrejtësi palës tjetër. Një rast i tillë i ka ndodhur dhe grimieres së njohur  Elona Balaj.

Grimierja e suksesshme e vajzave VIP, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku akuzon publikisht kompaninë “Class by Alketa Vejsiu” të moderatores së njohur  të TV Klan. Elona i është drejtuar personalisht Alketës duke i treguar se nëse dëshiron të mësojë diçka prej punës së saj mjafton që të shkojë të bëjë një kurs tek ajo, por jo t’i vjedhë punën.

“Gjatë gjithë karierës dhe eksperiencës sime shumë vjeçare, më ka ndodhur shpesh të jenë përpjekur të më kopjojnë, të më bëjnë keq apo të më vjedhin meritat por në mënyrë kaq të dukshme dhe qesharake kurrë më parë. Në fakt ndoshta duhet të ndjehem krenare që i ka pëlqyer kaq shumë saqë do të donin ta kishin bërë vet dhe e kanë shfaqur si punë të tyren. Është e turpshme të vjedhesh deri në këtë pikë punën e tjetrit!!! PS: Ju kujtojmë se pranojmë regjistrime për klasën e Make Up-it nga Elona Balaj prandaj e dashur Alketa mund të sillni punëtoret tuaja për të mësuar që herën tjetër ta bëjnë vetë make up-in.”,- shkruan Elona.

Gjithashtu lexo

Humb jetën aktori i mirënjohur

Kuzey Vargin, një prej emrave më të njohur të kinematografisë turke është përcjellë për në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *