Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Kemi respektuar të tjerët, por asnjëherë nuk kemi lejuar që dikush të mohojë ekzistencën tonë

Gruevski: Kemi respektuar të tjerët, por asnjëherë nuk kemi lejuar që dikush të mohojë ekzistencën tonë

Ilindeni – 2 Gushti është ditë e cila është shenjë e Luftës së Maqedonisë për pavarësi, liri dhe papërkulshmërisë së popullit tonë, thekson kryetari i OBRM-PDUKM-së dhe ish-kryeministër Nikolla Gruevski në urimin me rastin e festës shtetërore të Republikës së Maqedonisë,

“Sot Maqedonia e kremton dhe feston luftën për liri dhe pavarësi, e cila për herë të parë në mënyrë të organizuar manifestohej në Ilinden të vitit 1903 në Krushevë, kur me shpërthimin e kryengritjes së Ilindenit, ne maqedonasit dhe të gjithë qytetarët nga të gjithë bashkësitë dëshmuam se jemi popull liridashës, i etur për drejtësi, barazi dhe prosperitet, dhe këto janë edhe motivet dhe postulatet të cilët e shkaktuan dhe mbi të cilët u realizua Ilindeni i dytë i vitit 1944 kur në manastirin Shën Prohor Pçinski paraardhësve tanë me forca personale, sakrifica dhe angazhime e krijuan shtetin e Maqedonisë të shumëpritur dhe modern”.

Maqedonia nëpër histori ka mbijetuar së ekzistuari për shkak të dëshirës së saj të madhe për liri dhe pavarësi, barazi midis popujve dhe respekt ndaj të afërmit, njofton AIM.

Ne çdoherë e kemi respektuar të tjetrin, por asnjëherë nuk kemi lejuar që dikush ta mohojë dhe pamundësojë ekzistimin tonë, dhe pikërisht këto karakteristika na sollën edhe në anën e koalicionit fitues antifashist në Luftën e Dytë Botërore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *