Home / Kryesoret / Grujevski dhe Boshkovski tashmë tetë ditë në arrati

Grujevski dhe Boshkovski tashmë tetë ditë në arrati

Kryeshefi i Drejtorisë së Pestë në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Goran Grujovski dhe kryerësi i urdhrave të tij, Nikolla Boshkovski, tanimë tetë ditë janë në arrati dhe ende nuk ka asnjë informatë se ku mund të jenë fshehur dy të akuzuarit në lëndët e Prokurorisë Speciale Publike.

Nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë jashtë shtetit, duke e pasur parasysh se për to është lëshuar fletë-arrest ndërkombëtarë nëpërmjet Interpolit.

Pasi që më 18 qershor u mësua vendimi i Gjykatës së Apelit për paraburgimin e Grujovskit dhe Boshkovskit dhe Toni Jakimovskit, shef i kabinetit të ish drejtorit të Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, ka pasuar procedurë për ankesë të vendimeve dhe vendim në Gjykatën Supreme.

Më 26 korrik Gjykata Supreme e ka konfirmuar paraburgimin për Grujovskin dhe Boshkovskin, ndërkaq Jakimovskit i është shqiptuar masë kujdesi, gjegjësisht marrje të pasaportës dhe paraqitje në Gjykatë një herë në javë.

Në orët e mbrëmjes në të njëjtën ditë, në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka arritur urdhri për arrestimin e dy të akuzuarve.“Edhe pse Gjykata nëpërmjet telefonit në ora 17:00 e informoi MPB-në se do të dërgohen urdhrat, aj ndodhi madje në ora 21:00, kur MPB mundej të veprojë në bazë të autorizimeve ligjore”, informuan atëherë nga MPB.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *