Home / Lajme / Haradinaj: Mos e lëndoni UÇK-në – (VIDEO)

Haradinaj: Mos e lëndoni UÇK-në – (VIDEO)

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që askush të mos e ofendojë UÇK-në, meqë falë saj është arritur liria.

Haradinaj ka folur rreth Kosovës së pas luftës dhe rreth sjelljes së pjesëtarëve të UÇK-së.

Haradinaj ka komentuar çështjen se a kanë bërë krime ushtarët e UÇK-së. Lidhur me këtë, ai ka thënë se mund të ketë pasur lëshime e gabime.

 

Më poshtë gjeni disa nga fjalët e Haradinajt:
Ushtarët gjithë kanë qenë qytetarë, para se me u bë ushtarë. Njerëz të zakonshëm, me punë të zakonshme, jetë të zakonshme. Një vit luftë i ka stër traumatizu, popujt i stërvitin me vite të tëra dhe pas 6 maujve luftë i kthejnë tek psikologu dhe i detyrojnë me hy nëpër intervista me pa a janë në gjendje me vazhdu jetën e zakonshme.

 

Mua më vjen keq që Kosova nuk ka qenë shtet më funksional që me iu dhënë ushtarëve ndonjë punë, e jo me mbet sikur kanë mbetë.
Krimet e pas luftës duhet me e dit gjykata, unë nuk e di që kanë bërë krime ushtarët pas luftës.

Ndonjë gabim edhe mundet me ndodhë, por çka kemi mujt me bë ne në Deçan, Pejë e Gjakovë, krejt të djegura?

Mos e lëndoni UÇK-në, sepse je i lirë falë asaj dhe nëse e ofendon atë mund ta humbësh lirinë.

 

 

Gjithashtu lexo

Edhe një veturë e vjedhur gjendet përmes Facebook-ut (FOTO)

Pak ditë pasi u gjet një kamion i vjedhur përmes grupit të Facebook-ut “Marakli t’kerreve”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *