Home / Horoskopi ditor / Horoskopi i datës 3 Gusht 2017

Horoskopi i datës 3 Gusht 2017

Horoskopi i datës 3 Gusht 2017

DASHI

Do të jetë shumë e lehtë për ju që të përfshiheni nga emocionet e forta. Duhet të përdorni trurin në çdo rast sot duke rishikuar veprimet që mund të ndërmerrni në një ditë si kjo.

DEMI

Energjia përreth jush sot do të jetë aq e fortë sa të tjerët do të habiten dhe nuk do të kuptojnë se çfarë po ndodh me ju. Është mirë që të jeni produktiv në mënyrë që të përfitoni sa më shumë.

BINJAKET

Përfshirja në diçka të re mund të jetë ajo për të cilën keni nevojë sot. Keni një anë mjaft të fortë që është ajo praktike, megjithatë dëshira për aventurë dhe emocione është shumë e lartë. Dëgjojeni instinktin.

GAFORRJA

Do të keni një dëshirë të zjarrtë për të mësuar gjëra të reja sot. Në kohën e lirë, keni të gjithë mundësinë për të mësuar mbi gjithçka që ju dëshiron zemra, ndaj shrytëzojeni këtë mundësi.

LUANI

Nëse takoni sot njerëz të rinj, bëni kujdes. Disa mund t’ju duken interesantë, sepse janë të guximshëm, ose marrin përsipër rreziqet. Ata mund të bëjnë gjëra që për ju do jenë intriguese, por të rrezikshme.

VIRGJERESHA

Sot mund të gjendeni përballë dy opsioneve, ose të thoni të vërtetën ose të gënjeni. Kjo do të jetë një zgjedhje e vështirë, veçanërisht nëse frikësoheni se mund të lëndoni një person.

PESHORJA

Zemërgjerësia shoqërohet me shenjën tuaj, por nëse dikush përpiqet t’jua hedhë, mund të jetë në rrezik. Duhet ti besoni instinktit për të mos lejuar që dikush të keqpërdorë mirësinë tuaj.

AKREPI

Keni një natyrë tepër intensive. Me siguri i ndjeni gjërat në thellësi dhe kjo ju bën që të mendoni gjatë. Një gjë e tillë mund t’ju dëmtojë shëndetin. Ka ardhur koha të mos mendoheni gjatë dhe të shijoni ditën.

SHIGJETARI

Keni një tendence që mërziteni shpejt. Duhet që në çdo moment ta ushqeni trurin tuaj me mendime pozitive. Stimuloni mendjen dhe trurin për tu bërë më energjik.

BRICJAPI

Nëse mendoni se keni diçka të vlefshme për të ofruar, mendojeni edhe një herë. Nga natyra jeni miqësor dhe mund t’ia kaloni mirë me të gjithë, por qëndroni i gatshëm edhe kur përpiqen t’ju ofendojnë.

UJORI

Përpiquni të vini në provë aftësitë tuaja që kanë të bëjnë me zgjidhjen e problemeve. Keni aftësi për ti çuar hetimet deri në fund, dhe kjo është një anë pozitive dhe e fortë e juaja.

PESHQIT

Mundohuni që të mos jua hedhë njeri. Besoni te instinktet tuaja sepse ato mund t’ju shpëtojnë nga disa probleme që mund të dalin gjatë rrugës. Sigurohuni që personi që do të ndihmoni e meriton vërtetë këtë.

Gjithashtu lexo

Horoskopi ditor – 29.07.2017

Dashi Ata qe jane ne nje lidhje do mendojne t’i cojne gjerat edhe me tej. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *