Home / Lajme / Rajon / I vunë flakën pyllit mbi tunelin e Krrabës, arrestohen 3 të rinjtë

I vunë flakën pyllit mbi tunelin e Krrabës, arrestohen 3 të rinjtë

Policia ka identifikuar dhe arrestuar 3 shtetasit që shkaktuan zjarrin e madh mbi tunelin që lidh Tiranën dhe Elbasanin.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit:

– Armand Ukaj, 22 vjeç, banues në fshatin Krrabë.

– Oltjan Deda, 26 vjeç, banues në fshatin, Krrabë.

– G.P, 17 vjeç, banues në fshatin Krrabë .

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, këta shtetas më datë 06.08.2017, mbi tunelin e Krrabës, kishin hapur disa gropa për të bërë qymyr, ku për pasojë është përhapur zjarri në pyll, i cili vazhdon prej 3 ditësh dhe janë djegur mbi 15 hektar pyje (lisa, mare, dushk).

Shërbimet e policisë vazhdojnë punën në bashkëpunim me Emergjencat Civile, PMNSZH dhe forcat e Armatosura për fikjen e zjarrit.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ” Shkatërrim me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, parashikuar nga neni 206/b dhe 25 i Kodit Penal.

 

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *