Home / Kuriozitete / Ishulli i LEPUJVE në Japoni – (FOTO & VIDEO)

Ishulli i LEPUJVE në Japoni – (FOTO & VIDEO)

Japonia është një vend shumë i ndjeshëm ndaj kafshëve: përveç Tashirojima, ishullit që adhuron macet, ekziston edhe një vend ku jetojnë lepuj, Okunoshima.Bëhet fjalë për një ishull të vogël, që ndodhet pranë qytetit të Hiroshima-s, në detin e Japonisë. Aty jetojnë një numër i madh lepujsh, ku shtimi i tyre tashmë është bëhet më shumë për synime turistike se ambientale.

 

Duket se lepujt janë veçanërisht të dobishëm për ruajtjen e ekosistemit në ishullin Okunoshima, sepse prania e tyre shërben edhe për të reduktuar barërat e këqij,  që  mbajnë disa lloje parazitësh.Në 700.000 metra katrorë, janë mbuluar nga më shumë se 300 lepuj, që jetojnë sigurt, të lirë dhe të qetë nga grabitqarët e ishullit. Banorët nuk pranojnë që të mbajnë qen dhe mace vetëm për të mbrojtur lepujt. Në këtë ishull, lepujt nuk kanë aspak frikë nga njeriu, por ata i afrohen atij në mënyrë spontane dhe me besim për të marrë përkëdhelje dhe për të ngrënë karrota.

 

 

Turistët janë të mirëpritur dhe mund t’i përqafojnë dhe ushqejnë lepujt gjatë gjithë kohës që duan dhe në çdo cep i ishullit mund të blejnë ushqim për brejtësit. Sipas disa burimeve, lepujt u sollën  në Okunoshima për të provuar efektet e gazit në mes të viteve 1929–1945.  Ishulli ishte një vend sekret ushtarak për prodhimin e gazit helmues,  që është përdorur gjatë luftës.

 

 

 

Gjithashtu lexo

A është Toka e ndjeshme ndaj vrimave të vogla, të zeza?

Universi mund të mbushet me vrima të lashta të zeza, të cilat kalojnë afër nesh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *