Home / Kryesoret / Ivanov kërkon buxhet më të madh për URM-në

Ivanov kërkon buxhet më të madh për URM-në

Kryetari i RM-së, Gjorge Ivanov, sot, me rastin e Ilindenit, vendosi lule para përmendorëve të KAÇKM-së në parkun ‘Gruaja luftëtare’ dhe Nikolla Karevit para Kuvendit të shtetit,

Ivanov nga këtu shkoi për tek monumentin i Presidentit të parë të Kryesisë së KAÇKM-së, Metodi Andonov-Çento në qendër të Shkupit, ku ai do të mbajë fjalim.

Para monumenteve të KAÇKM-së dhe të Nikolla karevit lule kanë vendosur edhe ministrat, delegacione nga ARM-ja, Qyteti i Shkupit, Shoqata e veteranëve të luftës, banka Popullore, ambasadorë dhe përfaqësues të partive politike.

Ivanov para të pranishmëve tha se, siguria dhe mbrojtja e shtetit nuk është luks, por nevojë. Buxheti për përfaqësimin e shtetit nuk është shpenzim por investim në miqësi të reja për Maqedoninë. Buxheti për siguri dhe mbrojtje është investim në kushtet për funksionimin normal të shtetit, tha Ivanov ndër të tjera.

Ivanov ndër të tjera tha se e mbështet sistemin reformues të subjekteve të sistemit kombëtar për siguri dhe porosit që ato të jenë në përputhje me komptetentët kushtetues të Këshillit për siguri. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *