Home / Lajme / Maqedoni / Ivanovi do të fal 58 persona me rastin e festës maqedonase

Ivanovi do të fal 58 persona me rastin e festës maqedonase

Presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, me rastin e festës kombëtare maqedonase “Ilinden” (2 gusht), do të fal 58 persona që gjenden në burgje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Njëzet të dënuar kanë marrë falje prej 3 muajve, nëntë të dënuarve do t’u falen 4 muaj dhe gjashtë të dënuar do të lirohen nga vuajtja e dënimit prej gjashtë muajve.

Në listën e presidentit që është publikuar në Gazetën Zyrtare, janë edhe tre të dënuar me vrasje, të cilët dënimin e kanë vuajtur në burgun e Idrizovës.

Të burgosurit tjerë që do të falen nga presidenti, janë të dënuar për vjedhje dhe mashtrime. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *