Home / Kryesoret / Ja sa do të kushtojë mbajtja e zgjedhjeve lokale në Maqedoni

Ja sa do të kushtojë mbajtja e zgjedhjeve lokale në Maqedoni

Maqedonia në tetor do t’i nënshtrohet sërish procesit të zgjedhjeve të cilat do të jenë lokale dhe të rregullta, me ç’rast pritet që Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, me 6 gusht t’i shpall ato, ndërkaq deputetët do të jenë në pushim prej me 8 deri me 25 gusht.
Nga KSHZ bëjnë të ditur për Portalb.mk që kanë filluar përgatitjet për këtë proces zgjedhor dhe thonë që sipas praktikës shuma e këtyre zgjedhjeve do të sillet rreth 3 milion euro.

Gjë që duke pasur parasysh borxhin e madh financiar në të cilin gjendet Maqedonia, ky proces do e rrit dhe ndikon të njëjtin, por siç vlerëson profesoresha universitare në degën e ekonomisë, Shenaj Haxhimustafa për Portalb.mk, zgjedhjet lokale janë një proces i cili domosdo duhet të bëhet.

“Në fakt ato vonohen duke pas parasysh që ato organizohen çdo katër vite, por për shkak të kushteve në të cilat ndodhej vendi në atë periudhë kohore, ato u shtyn. Kostot e zgjedhjeve do të ndikojnë normal në borxhin që tani më ka shteti, por ne kemi pas kosto që në fakt nuk është dashur asnjëherë të bëhen të cilat kanë rrit borxhin dhe nuk kanë pasur asnjë pasoj pozitive në afat të gjatë. Tani duhet të mendohet se si t’i harxhojmë paratë në mënyrë që ato të japin produktivitetin më të lartë, mendoj se kjo Qeveri e ka atë në vendin e par që ta bën dhe normal që këto harxhime që janë bërë viteve të fundit normal që ndikojnë se sa komoditet kjo qeveri do të ketë që ta bën atë po do të shohim”, tha për Portalb, Haxhimustafa.

Ajo gjithashtu shtoi se këto zgjedhje duhet të organizohen në mënyrë racionale dhe jo të tejkalohet kostoja e paraparë.
“Nëse rritet ekonomia dhe investime do të ketë ndryshime shumë të mëdha dhe do të rritet buxheti dhe kështu do të mund të realizohen projekte të ndryshme dhe të rriten të ardhurat. Zgjedhjet duhet të organizohen në mënyrë racionale dhe jo të teprohet në kostot, dihet përafërsisht sa janë harxhimet. Ato edhe janë të planifikuara në rebalancin e buxhetit, kështu që kjo është parashikuar edhe në borxhin e shtetit”, shtoi Haxhimustafa.

Ndërkaq partitë politike në Maqedoni tashmë kanë intensifikuar aktivitet partiake në terren dhe thonë janë të gatshme të futen në garë zgjedhore.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *