Home / Kryesoret / Joksimoviq: Duhet pranuar, Kosova është njohur nga shumë shtete

Joksimoviq: Duhet pranuar, Kosova është njohur nga shumë shtete

Joksimoviq: Duhet pranuar, Kosova është njohur nga shumë shtete

Ministrja për Integrime Eropiane në qeverinë e Serbisë, Jadranka Joksimoviq, deklaroi se Serbia pret që deri në fund të vitit të hapen edhe tre kapituj të tjerë në procesin për anëtarësim në BE.

“Presim që brenda vitit të hapim edhe tre kapituj tjerë, për të cilat jemi plotësisht të gatshëm”, deklaroi ministrja Joksimoviq për mediat serbe.

Tutje ajo theksoi se është naive të mendohet se Serbia do të kushtëzohet për pranim në BE në rast se njeh pavarësinë e Kosovës.

“Sa i përket Kosovës, ky është një kapitull i veçantë, ku monitorohet nga Brukseli për rezultatet e marrëveshjes me Prishtinën zyrtare”, theksoi ministrja Joksimoviq, transmeton RTK.

Tutje ajo theksoi se “kjo është një çështje e krijuar nga rrethanat politike, që aspak nuk është e lehtë, prandaj ne luftojmë që t’i mbrojmë interesat tona atje”.

“Por, duhet pranuar se Kosovën e pavarur e kanë pranuar shumë shtete”, theksoi ajo.

“Prandaj”, shtoi ajo, “është me rëndësi ftesa e kryetarit të shtetit, Aleksandar Vuçiq, për dialog të brendshëm për Kosovën, i cili edhe si kryeministër i vendit ka marrë pjesë në bisedime me Kosovën për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme e të gjithanshme”.

Ndërkaq në raport me Rusinë, ministrja Joksimoviq, përkujtoi se Serbia është kandidate për anëtarësim në BE e jo anëtare dhe është nënçmuese të paraqitet Serbia si “Kali i Trojës për interesa ruse në BE”, transmeton RTK.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *