Home / Lajme / Maqedoni / Ka filluar procedura për kthimin e tarifës së lirë për energji elektrike

Ka filluar procedura për kthimin e tarifës së lirë për energji elektrike

Komisioni Rregullator për Energjetik së bashku përfaqësues të EVN Maqedoni, Ministrisë së Ekonomisë dhe kabinetit të zv.kryeminiostrit Koço Angjushev, duhet të bëjnë ndryshime në sistemin tariforë për shitje të energjisë elektrike për amvisëritë dhe harxhuesit e vogël,

Qeveria pret që gjitha procedurat të përfundojnë në afat sa më të shpejtë dhe nga tetori qytetarët të mund të shfrytëzojnë energji elektrike me çmim më të lirë gjatë ditës.

Sipas informacioneve EVN Maqedoni do ta pranojë propozimin për tarifë të lirë, por si këmbim pret që Qeveria t’ia paguajë humbjet që kompania do të ketë me mënyrën e re të punës. Por, për momentin Qeveria nuk planifikon të jep asnjë ndihmë financiare.

“Për kthimin e tarifës së lirë, nuk është paraparë subvencionimi i kompanive energjetike. Do të shfrytëzohen rezervat e punës së pakontrolluar të kompanive energjetike, sidomos të ELEM, që qytetarët të mund të ndjejnë përfitimet nga tarifa e lirë”, thonë nga Qeveria.

Angjushev ka paralajmëruar se amvisëritë do të kenë tarifë të lirë të energjisë dy orë në ditë, duke përfshirë edhe të shtunën.

Më parë para pesë viteve energji elektrike me tarifë të lirë ka pasir tre orë, prej 13 deri 16 çdo ditë.

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *