Home / Kryesoret / Kadriu: Ky ligj nuk garanton barazi të plotë mes gjuhës shqipe dhe gjuhës maqedonase

Kadriu: Ky ligj nuk garanton barazi të plotë mes gjuhës shqipe dhe gjuhës maqedonase

Në një intervistë për portalb.mk, eksperti i drejtësisë Osman Kadriu, u shpreh se Ligji i ri për gjuhët nuk ofron barazi të plotë mes gjuhës shqipe dhe asaj maqedonase por është vetëm një avancim në mundësitë për përdorimin e gjuhës shqipe në përgjithësi.

“Ky ligj nuk është i kënaqshëm, unë kam qenë i konsultuar për draftet atëherë kur u përgatit ligji, ata premtojnë se arrihet shumë më tepër se sa duhet të arrihet, por unë gjithmonë kam qenë këmbëngulës që subjektet politike shqiptare sidomos këta që janë participantë në Qeveri e në Parlament duhet ta njoftojnë popullin në formë burimore, populli ka të drejtë të dijë se çfarë premton dhe çfarë garanton ligji, nuk premton dygjuhësi, nuk garanton barazi të plotë mes gjuhës shqipe dhe gjuhës maqedonase dhe nuk garanton gjuhë zyrtare në nivel shtetëror, vetëm kemi avancim në institucione konkrete dhe në një nivel të kufizuar”, thekson Kadriu.

Miratimi i përshpejtuar në Qeveri i Propozim Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Maqedoni së bashku me parimet ligjore të parapara në planin 3-6-9 që Kryeministri Zaev ka paraqitur ne Bruksel, konsiderohen si parakushte të rëndësishëme për rrugën euro-atlantike të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *